Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Hugh Jackman zbulon paktin sekret me bashkëshorten

I talentuar, i aftë, i cilësuar si një ndër meshkujt më seksi në Hollywood, Hugh Jackman ka një karrierë të suksesshme kinematografike, kryesisht i vlerësuar për rolin e Wolverine, në filmat “X-Men”. Përtej ekranit, Jackman është tepër familjar dhe duke parë ambientin e kësaj industrie, është një ndër meshkujt që i ka rezistuar martesës. Gjatë një interviste, aktori ka treguar sekretin se si arrin të mbajë një balancë të shëndetshme mes punës dhe familjes. Jackman deklaroi për revistën “WHO” se ai dhe bashkëshortja Deborra-Lee Furness kanë 22 vjet të martuar dhe kanë një pakt sekret, një marrëveshje që i detyron ata të flasin me njëri-tjetrin para çdo vendimi të madh që mund të ndikojë në jetën e tyre familjare. “Kur ...

Lexo më shumë

Problemi që detyroi Sam Smith të anulonte performancën

Zëri është arma kryesore e muzikantëve për të bërë për vete fansat e tyre dhe është sfidë e madhe për ta kur ka ndonjë problem. Pas Bono të “U2” i ndodhi edhe Sam Smith. Këngëtari britanik u detyrua të anulonte në moment të fundit performancën e “iHeartRaadio Music Festival”, pasi pati probleme me zërin, ndërsa bënte prova. Moderatori Ryan Seacrest ua njoftoi lajmin jo të mirë fansave, duke u shpjeguar pamundësinë e Smith për të kënduar, pasi pati probleme me zërin gjatë provave. Përfaqësuesit e këngëtarit lëshuan një deklaratë, duke thënë se Sam ndihet jashtëzakonisht keq që e ka të pamundur të performojë dhe u kërkon falje fansave. Source: Tendence

Lexo më shumë

Rikthehen “Black Eyed Peas” me album pas 8 vjetësh

“Black Eyed Peas”, grupi i përbërë nga apl.de.ap, will.i.am e Taboo, rikthehen pas 8 vjetësh në skenën muzikore me një album të ri. “Masters of The Sun” pritet të dalë më 12 tetor, i paraprirë nga kënga “Big Love”, e cila është konsideruar si një himn i dashurisë dhe tolerancës. Rikthimi i grupit do të jetë i fuqishëm, pasi po përgatisin edhe turneun europian. “Black Eyed Peas” kishin 8 vjet që nuk publikonin një album. I fundit ishte “The Beginning”, qëkur pjesë e grupit ishte edhe Fergie, e cila u largua pak kohë më parë. Source: Tendence

Lexo më shumë

David Guetta, jo vetëm dance, “7”, manifest i lirisë dhe argëtimit

Katër vjet pas diskut shumëplanitësh “Listen”, rikthehet David Guetta. Mbreti i muzikës dance publikoi “7”, një dopio album, me pjesën e parë tepër pop dhe pjesën e dytë muzikë për “club”. “Nuk doja të bëja album vetëm me muzikë për “club”, por muzikë pa kufi, qoftë trap, pop apo çfarëdo tjetër”, -deklaroi dixheji me famë botërore. Një produkt me rëndësi, ku janë përfshirë edhe artistë që kryesojnë në klasifikimet ndërkombëtare: Justin Bieber, Sia, Martin Garrix, Brooks, Anne-Marie, G-Eazy, J.Balvin, Jason Derulo, Jess Glynne, Nicki Minaj e Steve Aoki. “7” është një album që e shfaq Guetta-n të largohet nga rrethimi i botës Edm për të eksploruar territore pop, trap, madje dhe latine. Gjatë një aktiviteti në Milano, Guetta deklaroi: “Zgjodha ...

Lexo më shumë

Rita Ora bashkëpunon me Eminem?

Rita Ora ka zënë së fundmi faqet e mediave kryesore për shkak të zhvillimeve në karrierën e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar se albumi më i ri, i quajtur “Phoenix”, do të hidhet në treg më 23 nëntor. Por, gjatë intervistës që dha për “Capital Fm”, Rita nuk ka mohuar lajmet se në këtë album ka bashkëpunuar edhe me Eminem, por ka theksuar se bëhet fjalë për një reper shumë të madh. E pyetur nëse ky reper ka publikuar së fundmi një album të ri (Killshot), Rita i është shmangur përgjigjes. “Nuk do të them asgjë për momentin”. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm është publikuar edhe kënga e re e Rita Orës e titulluar ...

Lexo më shumë

Dua Lipa bashkëpunon me një këngëtar shumë të famshëm

Adhuruesit e këngëtares kosovare me famë botërore Dua Lipa së shpejti do të kenë rastin të dëgjojnë një këngë të re nga artistja, e cila kësaj radhe vjen në duet. Bëhet fjalë për artistin e famshëm italian Andrea Bocelli. Lipa është mysafire në albumin më të ri të Bocellit, pjesë e të cilit është kënga e tyre e titulluar “If only”, e cila pritet të publikohet pas pak ditësh. Përveç Lipës, për albumin e titulluar “SI” Andrea Bocelli ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Ed Sheeran, Matteo Bocelli e Josh Groban. Ky album ka gjithsej 16 këngë, ndërsa kënga e cila e hap dhe e mbyll albumin është bërë e ditur se titullohet “Ali di Liberta” dhe ka dy ...

Lexo më shumë

Lewis Hamilton s’u ndahet të famshmeve… tani me një repere

Nicki Minaj dhe Lewis Hamilton prej kohësh kanë nxitur thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre. Pak javë pasi morën pjesë në një aktivitet në Javën e Modës në New York, dyshja janë parë duke flirtuar në “Instagram”. Të premten në mbrëmje, Nicki postoi një video të nxehtë e veshur me një bluzë të shkurtër ndërsa luante me flokët e saj. Piloti i “Formula 1”, Lewis ishte i shpejt në pëlqimin e klipit. Menjëherë pas kësaj Nicki u përgjigj “@lewishamilton Oh hey”. Komenti i saj nxiti dhjetëra komente nga fansat e saj që duan dëshpërimisht ta dinë nëse janë çift zyrtarisht. Source: Tendence

Lexo më shumë

Rihanna, tani ambasadore e Barbados

Këngëtarja e muzikës pop, Rihanna mund të shtojë një emër të ri në listën e saj në rritje të arritjeve, pasi i është dhënë një rol i riri ambasadorësh nga qeveria e Barbados. Artistja, emri i të cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua “Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë” për vendin e saj të enjten. Roli përfshin promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve. Kryeministrja Mia Amor Mottley tha se ajo ishte e nderuar të jepte titullin. “Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. Ajo gjithashtu tregon patriotizmin e saj në mënyrën se si ajo i jep përsëri këtij vendi dhe vazhdon të thesarizojë ishullin ...

Lexo më shumë

Albumi legjendar i “Nirvana” bën 25 vjeç

25 vite më parë, u publikua albumi legjendar i grupit Nirvana, “In Utero”. Një rikthim në origjinë. Në vitin 1993, Kurt Cobain kërkonte të rigjente krahët, mundësinë për të kryer kërcimin e madh përtej shtrëngesave që në dy vitet e fundit e kishin transformuar bandën e tij në ingranazhin më efikas në funksion të “makinerisë” së botës së spektaklit. Një udhëtim pas në kohë, drejt primordialitetit të tingullit, të emocioneve, të fjalëve… Guximi ishte shumë i madh: ta bëje gjysmën e botës të harronte perfeksionin e albumit “Nevermind”, disku që në shtator të vitit 1991 kishte dërguar në orbitë grupin Nirvana. “In Utero” është ditari i shumë betejave. Ajo e Cobain me vetveten: “I hate my self and I want ...

Lexo më shumë

Rihanna i kërkon ndihmë kancelares Merkel

Këngëtarja Rihanna i ka shkruar kancelares gjermane Angela Merkel, në “Twitter”. Përveç këngëve, tani ka një rol krejt tjetër. Ajo është ambasadore  e organizatës “Partneriteti Global për Arsimin”, që merret me sferën e shkollimit për vendet në zhvillim. Ylli botëror i muzikës e ka lavdëruar qeverinë e drejtuar nga Merkel, për angazhimin në fushën e arsimit. Por, sipas këngëtares, Angela Merkel dhe ministri i Zhvillimit Gerd Muller mund të bëjnë edhe më shumë, jo vetëm për vendin e tyre, po edhe për shumë vende tjera të botës. Rihanna  i’u është drejtuar atyre për ta ndihmuar këtë organizatë. Në postimin e saj shkruan: “Nëse arrijnë të mbyllin mungesën e arsimit në vendet në zhvillim, të gjithë do të fitojnë. Ka ende ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin