Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Zbulohet kush i shiti drogë Demi Lovatos: “Bëmë seks të dy!”

Është zbuluar kush është personi që i shiti drogë këngëtares Demi Lovato, e cila rrezikoi jetën nga mbidoza. Brandon Johnson quhet tregtari i cili ka thënë për “TMZ” se këngëtarja e dinte shumë mirë rrezikun që po ndërmerrte. Sipas tij, Demi i shkroi në orën 04:00 dhe i kërkoi që të shkonte në shtëpinë e saj. Ai tha se i dha pilulat që i përgatitën së bashku. Johnson shprehet se të dy pinë drogë së bashku madje kryen marrëdhënie seksuale. seksuale. Tregtari i drogës rrëfeu se rreth orës 7:00-08:00, Demi ishte duke fjetur pa asnjë shenjë shqetësimi. Ajo u gjet në gjendje të rëndë rreth orës 11:30 të paradites së 24 korrik dhe pothuajse u humbi jetën nga mbidoza. 25-vjeçarja ...

Lexo më shumë

Sergio Aguero trazon ujërat në Manchester, filmohet duke tymosur shisha

Ylli i Manchester City, Sergio Aguero është filmuar duke tymosur shisha në shoqërinë e modeles Lola Magnin. Videoja është publikuar në rrjetin social “Instagram” nga 18-vjeçarja, e cila shfaqet duke u argëtuar me sulmuesin argjentinas. Ka pasur lajme se Aguero është në një lidhje me Magnin, por argjentinasi gjithmonë e ka mohuar këtë gjë. “Trajneri Guardiola nuk i ka pritur mirë këto pamje dhe 30-vjeçari rrezikon një përballje jo të lehtë me spanjollin. Ai supozohet të jetë një sportist elite, një nga më të mirët dhe një model në fund të ditës. Aguero nuk përcolli një mesazh të mirë për fansat e tij të vegjël”, u shpreh një burim brenda Manchester City-t. Lo que no llegamos a mostrar en @losangeles_ok ...

Lexo më shumë

Dua Lipa s’e përjashton bashkëpunimin me Ritën, Beben dhe Erën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret shqiptare me famë botërore dhe nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj dhe se sa e vlerëson mbështetjen e fansave shqiptarë. Gjatë një interviste për kosovaren “Telegraf”, foli rreth sukseseve të saj në tregun botëror të muzikës, si dhe për paraqitjen e fundit në “Sunny Hill Festival”, në Prishtinë: “Një milion herë faleminderit fansave shqiptarë që më mbështetën dhe besuan te unë. Festivali “Sunny Hill” ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Është mënyra më e mirë për të promovuar rininë tonë të bukur, qytetin tonë të bukur dhe Kosovën në të njëjtën kohë. Për të parë kaq shumë të rinj të bashkuar duke u argëtuar dhe duke shijuar çdo moment të saj, më bën të ...

Lexo më shumë

Ariana Grande bëri diçka që s’e kanë bërë shumë në skenë

Ariana Grande do të bënte gjithçka për fansat. Kjo përfshin edhe nisjen nga e para të këngës, vetëm sepse një prej fansave nuk ishte ende gati për ta regjistruar. Ndodhi gjatë një koncerti në SHBA dhe videoja që fansi postoi në rrjetet sociale u bë mënjëherë virale në internet. Ndërsa nisi të këndonte “Raindrops”, fansi bërtiti “Prit, prit se s’po regjistroja”. Ajo e dëgjoi dhe nuk ia prishi, por e rinisi. “O Zot! Thashë “prit, prit se s’jam gati” dhe ajo më dëgjoi dhe e nisi këngën nga e para”, – shkroi i entuziazmuar fansi në “Twitter”, duke postuar dhe momentin në fjalë. OMG I SAID WAIT I WASNT READY START AGAIN AND ARIANA FUCKING HEARD ME AND STARTED AGAIN!!!! ...

Lexo më shumë

Mel B në rehabilitim, prej varësisë nga alkooli dhe seksi

Pas Ben Affleck, një tjetër figurë e njohur e ekranit u drejtohet qendrave të rehabilitimit. Këngëtarja 43-vjeçare Mel B do të kurohet për pasojat e stresit post-traumatik. Trauma në fjalë për ish-“Spice girls” quhet Stephen Belafonte, ish-bashkëshorti, i akuzuar nga këngëtarja për dhunë familjare, por që nuk u dënua pasi kishte mungesë provash. Mel B do të hyjë në rehabilitim muajin e ardhshëm. “The Sun” shkruan se divorci nga Belafonte nuk ishte në favor të Mel B. Duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit 20 mijë dollarë në muaj si detyrime përkujdesjeje edhe për vajzën e tyre Madison. Beteja ligjore me shumë shpenzime dhe shumë borxhe të papaguara lanë pasoja te këngëtarja dhe kështu vendosi të hyjë në rehabilitim: “Në radhë të parë ...

Lexo më shumë

CD e parë muzikore mbushi 36 vjet, mban firmën “ABBA”

CD e parë muzikore ka mbushur 36 vjet dhe e kanë nxjerrë “ABBA”-t. “The Visitors” është i pari disk në histori që u regjistrua dhe miskua në mënyrë digjitale. Bëhet fjalë për albumin e tetë të grupit dhe publikimi i tij daton më 30 nëntor 1981. Ndërsa në formatin e ri doli më 18 gusht 1982. Ndërsa albumi i parë tërësisht i prodhuar në CD është “52nd Street” i Billy Joel. “The Visitors” u riregjistrua në formë digjitale të rimasterizuar për tre herë, në vitin 1997, 2001 e 2005. Albumi që shënoi ndryshimin në historinë e muzikës botërore, “The Visitors” kishte nëntë këngë për një total prej 37 minutash muzikë. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin