“Chili” do të sjellë të parët filma në rezolucionin 4K, të disponueshëm edhe me qira dhe për t’u blerë. Bëhet fjalë për përmbajtje në HDR10 e Dolby Digital Plus 5.1. Për momentin janë 20 filma, por në muajt në vijim katalogu mund të zgjerohet.

Ndër filmat e disponueshëm në platformë në 4K janë “Sicario: Day of the Soldado”, “Bad Times at the Royale”, “The Darkest Minds”, “Deadpool 2”, “Ferdinand”, “The Greatest Shoëmen”, “Predator”, “Murder on the Orient Express”, “Red Sparrow” dhe “The Shape of Water”.

Për bashkëthemeluesin e “Chili”, Stefano Flamia, është një hap tepër i rëndësishëm, pasi në vazhdën e eksperimentimit të 8K, bëhen pionierë në fushën e video streaming.

Source: Teknologji