Chris Evans, i cili do të përfundojë përvojën e tij si Captain America, iu përgjigj disa pyetjeve të fansave dhe zbuloi sesa është prekur emocionalisht në përfundimin e xhirimeve të “Avengers: Endgame”. Evans foli për skenën e tij të preferuar si Captain America dhe superheroin e tij të preferuar.  “Jam prekur shumë kur përfunduan xhirimet e ‘Avengers: Endgame’. Më erdhën në mendje të gjitha kujtimet e bukura”, deklaroi ai.

 

Skena me e preferuar si Kapiteni është ajo në ashensor (në Captain Amewrica: The Winter Soldie). Ishte skena e parë që xhiruam në filmin e dytë të Captain America. Ishte hera ime e parë që punoja me vëllezërit Russo dhe ajo skenë, sipas mendimit tim, doli shkëlqyeshëm. Superheroi im i preferuar është Batman”, deklaroi Evans.

Source: Televizion