Kim Kardashian dhe Kanye West prej rreth dy javësh janë bërë sërish prindër, për herë të katërt. Dhe sipas “TMZ”-së, çifti i njohur i showbiz-it ka siguruar të drejtat për emrin e djalit.

Ashtu sikurse dhe për fëmijët e tjerë, North, 5 vjeçe, Saint, 3 dhe Chicago 1 vjeç, ylli amerikan i “reality” dhe reperi zgjodhën t’i vinit djalit një emër të pazakontë, Psalm, si këngët dhe lutjet fetare që përbëjnë biblën.

Çifti kërkoi të drejtat që Psalm të shndërrohet markë, për kategori të ndryshme komerciale.

Psalm erdhi në jetë nga një nënë bartëse, njësoj si vajza Chicago, por jo nga i njëjti person.

Source: Tendence