Mes projekteve të Sylvester Stallones, radha tani është e “Cobra”, i cili do të bëhet një serial televiziv. “Cobra” është një film i vitit 1986 ku arkëtoi 150 milionë dollarë me një buxhet prej 25 milionësh.

Filmi tregonte historinë e Marion “Cobra” Cobretti, një oficer i policisë së Los Angeles, i cili e gjeti veten duke luftuar me një shoqëri sekrete të vrasësve të quajtur “Bishat e natës”, të vendosur për të goditur anëtarët “e dobët” të shoqërisë.

Source: Televizion