Cuba Gooding Jr. është akuzuar për ngacmim seksual nga një grua. Aktori u vetëdorëzua në polici, për t’u marrë në pyetje lidhur me një episod të pretenduar për prekje të një gruaje, disa ditë më parë, në një lokal në Manhattan.

Një 29-vjeçare paditi aktori se i preku gjoksin pa dëshirën e saj. Gooding Jr. mohoi çdo akuzë.

Cuba Gooding Jr. u prezantua në Njësinë Speciale për Viktimat, i shoqëruar nga avokati i tij. Departamenti i policisë së Nju Jorkut ka nisur hetimin për ngjarjen.

Source: Tendence