2019-ta do të jetë padyshim viti i Keanu Reeves. Përveç epikut “John Wick”, aktori është në bisedime për disa projekte të rëndësishme.

“CD Projekt Red” zbuloi trailerin e ri për videolojën e shumëpritur “Cyberpunk 2077”, ku do të jetë i pranishëm edhe Reeves, me një rol kyç dhe jo vetëm një paraqitje.

“Traileri zbulon një prej personazheve kyç të “Cyberpunk 2077”, Johnny Silverhand. Legjendari Rockerboy interpretohet nga Keanu Reeves. Përveç pamjes dhe zërit, aktori ka ofruar edhe “motion capture” për personazhin”, -lexohet në komunikatë.

Source: Televizion