Gjatë panelit të “Terminator: Dark Fate” në “Comic-Con” u zbulua se T-8000 interpretuar nga Arnold Schwarzenegger në këtë kapitull të sagës e kanë pagëzuar .

Zbulimi u bë gjatë transmetimit të disa filmimeve, ku Sarah Connor (Linda Hamilton) i drejtohet Terminatorit origjinal duke e thirrur pikërisht Carl.

Regjisori Tim Miller pati deklaruar se fansat s’janë gati për një T-8000, duke lënë të kuptohet se ky version i personazhit do të jetë disi ndryshe nga ai që njihet deri tani.

“Terminator: Dark Fate” do të jetë direkt pasues i T2, duke anashkaluar gjithë të tjerët e realizuar pas tij.

Source: Televizion