“Deep Blue Sea”, filmi i vitit 1999, pas vazhdimit të tij të shumëpritur prej gati 20 vjetësh, tashmë mësohet se do të ketë një kapitull të ri. Për momentin raportohet vetëm se ky projekt është në hapat e parë dhe se tema nuk do të ndryshojë… peshkaqenë që fitojnë inteligjencë.

“Deep Blue Sea 2” u përqendrua tek specialistja e peshkaqenëve Dr. Misty Calhoun, e ftuar për t’u konsultuar në një projekt të fshehtë të drejtuar nga miliarderi farmaceutik Carl Durant. Ajo tronditet kur mëson se kompania po përdor peshkaqenët dem të paparashikueshëm dhe shumë agresivë si subjektet e provës. Kjo rezulton të ishte një ide e keqe…

Source: Televizion