Në vazhdën e 15 vjetorit të DigitAlb, një kënd lojërash nga kompania më e madhe mediatike në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është dhurata që do të jetë gati më 10 Korrik dhe që do t’u kujtojë përditë të gjithë atyre që do të luajnë atje, se fëmijëria jonë ashtu si ajo e tyrja megjithë sfidat dhe vështirësitë, ka qenë gjithsesi e bukur dhe argëtuese, ashtu si çdo fëmijëri tjetër.

Sa për fëmijët e kësaj lagjeje, bashkë me dëshirën që ta gëzojnë këndin e tyre të lojërave, vjen edhe falënderimi për DigitAlb si dhe urimi për kompaninë e gjithë shqiptarëve: Gëzuar ditëlindjen!