Ndërsa artistët britanikë vazhdojnë të pushtojnë klasifikimet, industria diskografike vijon të gëzojë përfitimet.

Më parë, “Beatles”, “Rolling Stones” e Amy Winehouse kanë pasur sukses në SHBA, duke lulëzuar gjithnjë pas vendit të origjinës. Sipas një raporti, sot, emra si këngëtarja me origjinë kosovare Dua Lipa, George Ezra, Paloma Faith, “The 1975”, Stormzy, Dave e Calvin Harris mund të konsiderohen si Big-ët e ardhshëm të muzikës.

Studiuesit e industrisë muzikorë në të gjithë botën po e konsiderojnë Britaninë një treg kyç. Sipas BPI-së, arkëtimet totale të kompanive të regjistrimit arrijnë në rreth 1.1 miliardë dollarë në vit (865.5 milionë paunde), një rritje vjetore me 3.1%, ose 20% në tre vjet. Kjo rritje trevjeçare është më e madhja e suksesshme që nga vitet ’90.

Source: Tendence