Rastësisht heronj, të mbetur në hije, por që kanë lënë pas një pasuri të rëndësishme për të gjitha gjeneratat. Kush nuk i ka provuar drithërat në kuti si një vakt mëngjesi? Për këtë të gjithë duhet të falënderojnë Keith Kellog, që një ditë harroi brumin e bukës me drithëra, por që vendosi gjithsesi ta përdorte për mëngjes në një repart spitali ku punonte. Dhe kështu, nga një harresë, vite më vonë në të gjithë botën përdoret ky produkt tepër i kërkuar për të nisur ditën me energji.

Patatinat

Në vitin 1853, George Crum, kuzhinier në New York, shpiku pa vetëdije patatinat, kur një klient i bezdisshëm ia kthente patatet e skuqura të porositura, pasi ishin shumë të buta. Në tentativë për të ndëshkuar klientin, i bëri të holla fare, kërcitëse dhe të zhytyra në kripë. Por, çuditërisht i pëlqyen aq shumë, saqë u bë i pari që provoi patatinat e para në histori.

Kaushi i akullores

Akullorja shërbehej në pjata apo në gota për shumë vite, deri kur, u krijua kaushi, në vitin 1904, në Louisiana në SHBA. Gjatë një eventi, ambienti i rezervuar për akulloret bënte namin në shitje, ndërsa ai ngjitur me pite nuk shiste asgjë. Dy pronarët patën një ide gjeniale, për të rrotulluar pitet dhe për t’i mbushur me akullore.

Veshja e tiganit

Nëse keni gatuar një omëletë perfekte, apo dhe ushqime të tjera, duhet falënderuar Roy Plunkett, një kimist që punonte për një kompani në fillim të shekullit XX. Prej një përzierje të gabuar në laborator u krijua veshja që nuk ngjit gjatë gatimit dhe shoqëria nxori menjëherë patentën për të drejtën.

Mikrovala

Për këtë objekt ka menduar Percy Spencer, një specialist radarësh në Marinë, që po punonte me emetuesit me mikrovalë, kur kuptoi se pakoja me çokollatë që kishte në xhep nisi të shkrinte. Ishte viti 1945, dhe bota, ose më saktë kuzhina, që prej atëherë nuk është më e njëjtë.

Source: Tendence