“Disney” ka vendosur të hapë një park me temë dhe një anije që do të presë vizitorët e “Star Ëars Hotel”.

Emri zyrtar i parkut me temë nga superheronjtë Marvel do të jetë “Avenger Campus”.

“Disney” u premton vizitorëve mundësinë për të qenë pjesë e një histori globale në ndërveprim me disa prej superheronjve më të mëdhenj të “Marvel”.

Një ndër atraksionet do t’i kushtohet edhe Spider-Man, duke u dhënë mundësi vizitorëve të veshin tutën e Njeriut Merimangë.

Në studiot e “Walt Disney Studios” në Paris një pjesë e parkut do të dedikohet aventurave të Iron Man dhe Avengers-ve të tjerë.

Source: Televizion