Dua Lipa është duke shijuar kulmin e suksesit të saj. Pas nominimeve të shumta që iu bënë nga ceremonitë më të rëndësishme të fushës së muzikës, tashmë është ftuar në koncertin e Ellie Goulding.

Këtë e bëri të ditur vetë Dua në “Instagram”, ku nga njoftimi do të performojë më 22 dhjetor, në “The SSE Arena”, në Londër.

Të ftuar të tjerë të koncertit të këngëtares britanike janë edhe “Clean Bandit” dhe Grace Carter.

Source: Tendence