Smokingu është një veshje pa kohë, por së fundi, më elegantja e gardërobës mashkullore është riinterpretuar nga moda femërore.

Lamtumirë pantallona! Xhaketa elegante tani transformohet në veshje jashtëzakonisht seksi dhe bëhet protagoniste e tapeteve të kuq.

E para që e prezantoi këtë stil të ri ishte Beyonce, e ndjekur nga Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë kosovare veshi një fustan-smoking mahnitës që e bëri të shkëlqente e vezullonte në tapetin e kuq të koncertit “Amazon Prime Day”, në New York, përpara se të ndizte skenën me hitet e saj ndërkombëtare.

Source: Tendence