Ryan Reynolds iu bashkua Dwayne Johnson e Gal Gadot në thrillerin “Red Notice”, që u transferua nga “Universal Pictures” në “Netflix”.

Xhirimet pritet të nisin në fillim të vitit 2020 dhe filmi është parashikuar të dalë në nëntor po këtij viti. Ngjarjet do të përqendrohen te kapja e hajdutit më të kërkuar të arteve në botë.

Producentët thonë se po përpiqen të realizojnë një projekt që të çajë barrierat tradicionale dhe të krijojë një event të vërtetë për audiencën globale.

Source: Televizion