Edhe Agjencia Hapësinore Amerikane u ngjit në skenën e “Emmy”-t për të marrë për herë të parë në histori një çmim.

Merita ishte e “Cassini’s Grand Finale”, një fushatë mediatike dixhitale që për muaj evidentoi rezultatet shkencore dhe inxhinierike të misionit me të njëjtin emër. Një strategji e nevojshme edhe për të shpjeguar se përse sonda “Cassini” përfundoi operacionin e zhytjes në atmosferën e Saturnit, duke dërguar pamje deri në momentet e fundit të jetës. “Cassini” ndenji për 20 vjet në hapësirë, 13 prej të cilave i kaloi duke treguar botën e planetit. Në vitin 2017 po i mbaronte karburanti dhe u vendos të ndërmerrej një udhëtim i fundit, finalja e madhe.

Gjithçka u ndoq nga “Jet Propulsion Laboratory” i Nasa-s me përditësime të vazhdueshme të misionit në rrjetet sociale, por edhe transmetime direkte në disa kanale televizive, në një film me metrazh të shkurtër, një video 360 gradë, si dhe në një softuer për informacione në kohë reale.

E gjithë kjo çoi në fitoren e statujës “Emmy”, në kategorinë “Outstanding Original Interactive Program”, (Programi më i mirë origjinal interaktiv). Të nominuar ishin edhe “Back to the Moon”, “Blade Runner 2049: Memory Lab”, “Coco VR” dhe  “Spider – Man Homecoming VR Experience”.

Source: Televizion