I pari film doli në kinema në vitin 1964 dhe ende ka mbetur në mendjet e shumë gjeneratave që janë rritur me “Mary Poppins” të Julie Andrews. Ndërsa në projektin e ri kinematografik, Emily Blunt thotë se i ka dhënë jetë një versioni të ri të personazhit.

Është cilësuar si një ndër filmat më të pritur të krishtlindjes dhe do të jetë edhe një rast për “Disney” të sjellë një tjetër version për të rritur të tjera gjenerata me dadon më të dashur të ekranit.

Të paktët që kanë pasur fatin ta shikonin e kanë cilësuar një kryevepër, i aftë ta bëjë bashkëkohore një histori që nuk ka kohë, të sjellë të njëjtin shpirt alegro dhe të gëzueshëm të origjinalit të viteve ’60.

Source: Televizion