Ed Sheeran publikoi “No.6 Collaborations Project”, albumin e ri, që pritet të dominojë verën. 15 këngë të realizuara në bashkëpunim me 22 emra të njohur të muzikës; si Justin Bieber, Bruno Mars, Camila Cabello, Eminem, 50 Cents, Travis Scott e Khalid.

Këngëtari britanik e ka thënë në disa intervista: “Ky nuk është albumi im”. Synimi i Sheeran ishte të krijonte diçka me artistë të njohur.

“Kam vendosur çdo projekt që kisha në kompjuter. Sa herë që takoja një artist që më pëlqen e ftoja në studio për një bashkëpunim”.

Rezultati është një album me shumë rap e r’n’b, nuk mungojnë as tingujt latinë, por gjithnjë me një aranzhim që identifikon këngëtarin britanik.

Source: Tendence