Edhe një këngëtar me famë botërore rastis mos të jetë zgjedhja e parë e dikujt. Bëhet fjalë për Ed Sheeran, i cili ishte një alternativë rezervë për Danny Boyle, për filmin “Yesterday”.

Ideja parësore ishte Chris Martin, por lideri i “Coldplay” ishte i lodhur nga turneu dhe kështu që regjisori u kënaq me Ed Sheeran.

“Chris sapo kishte përfunduar turneun dhe ishte i lodhur dhe kështu që doli emri i Sheeran, i cili na tha direkt “po”, pa asnjë hatërmbetje që ishte zgjedhja e dytë. Madje tha se para tij mund të kishim menduar edhe Harry Styles. Por nuk ishte kështu”, -tha Boyle në premierën e londineze të “Yesterday”.

Source: Televizion