Lily Allen, këngëtarja e njohur e shumë hiteve botërore ka rrëfyer së fundmi se si industria e muzikës e ka shkatërruar jetën e saj dhe se si njerëz të njohur kanë abuzuar seksualisht me të.

Ajo ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht nga një ekzekutiv i industrisë muzikore. Lily kishte qëndruar në dhomën e tij të hotelit pas një feste dhe u zgjua duke shtyrë trupin e tij të zhveshur larg saj.  Ajo ka folur për këtë dhunim ndaj saj në librin që ka shkruar për jetën por ka zgjedhur që të mos e zbulojë emrin publikisht të këtij personi të rëndësishëm në industrinë muzikore.

“U zgjova sepse po ndjeja një person që po mbështetej në shpinën time, ishim të zhveshur të dy.  E ndjeva që po përpiqej të abuzonte dhe e shtyva, u çova dhe u largova menjëherë. E kam fajësuar veten kaq shumë sepse isha e pirë. U ndjeva e acaruar, e turpëruar, konfuze”.

Një nga njerëzit që është përpjekur ta ndihmojë ka qenë këngëtari Chris Martin. Ajo ia di për nder Martin sepse ai i ka thënë: “Interesohem për ty, Dua të jemi miq. Dua të të ndihmoj. Nuk të shoh me atë sy, nuk dua të shkoj me ty”, ndërsa e ka ndihmuar edhe me avokatët dhe me akuzat që ajo ka vendosur të ngrejë ndaj abuzimeve.

Source: Tendence