E kush do ta kishte menduar! Emilia Clarke mund të ishte Anastasia Steele në vend të Dakota Johnson në sagën “Fifty Shades”.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ylli i “Game of Thrones” rrëfeu se ishte në listë për rolin dhe shpjegoi se përse e refuzoi.

“Regjisorja Sam Taylor-Johnson është magjike. E adhuroj dhe vizioni i saj ishte i mrekullueshëm. Por, kishte kaluar pak kohë që kisha qenë nudo para kamerave, në “Game of Thrones”, dhe megjithatë është e vetmja gjë që më pyesin akoma, sepse jam femër. Është e bezdisshme dhe jam kaq e lodhur nga kjo gjë, por e bëra për personazhin, jo që një mashkull të më prekte trupin”.

Source: Televizion