Rreth 40 vjet pas paraqitjes në telefilmin “Happy Days”, po aq edhe karrierë, Henry Winkler fitoi më në fund një çmim, si Aktori më i mirë Joprotagonist në serialin komedi të “HBO”-së, “Barry”, në ndarjen e çmimeve “Emmy Awards”, të njohur ndryshe edhe si “Oscar”-i i televizionit. Fonzie i ekranit festoi me një selfie, të postuar në “Twitter”, së bashku me kolegun historik, Ron Howard, Richie Cunningham i “Happy Days”. Sapo zbriti nga skena, vrapoi me telefon në dorë për të gjetur mikun e tij dhe për ta memorizuar momentin historik në një foto, që i kthen pas në kohë fansat e serialit të viteve ’70-’80.

Source: Televizion