Informacionet rreth shëndetit të Michael Schumacher janë të pakta, por media gjermane njoftoi se shtatë herë kampioni i botës në “Formula 1” ka kaluar krishtlindjen dhe ditëlindjen e tij të 50-të, më 3 janar, në Majorka, në vilën e familjes, në Port d’Andratx.

Sipas “Bunte”, Schumi dhe familja mbërritën me helikopter, të pajtuar nga një kompani zvicerane. Gjatë qëndrimit, kampioni gjerman ka marrë rreze dielli brenda një tende.

Në vilë, të blerë për rreth 30 milionë euro në korrik 2018, ishin të pranishëm familjarët, truprojat dhe stafi mjekësor për ta asistuar. Pas rreth 5 vjetësh nga aksidenti me ski, informacionet për shëndetin e Schumacher janë tepër të rezervuara.

Source: Tendence