Cody Walker do të rikthehet në “Fast & Furious 9” për të zëvendësuar të vëllanë e Paul Walker, në rolin e Brian O’Conner?

Ky detaj po tërbon fansat, pasi Vin Diesel postoi në “Instagram” një foto me vëllanë e aktorit të ndjerë.

Cody dhe vëllai tjetër Caleb u angazhuan në “Fast & Furious 7” pas vdekjes tragjike të Paul Walker, në një aksident rrugor, në vitin 2013 në moshën 40-vjeçare.

“Ndodh diçka speciale sa herë që Cody asiston në produksionin e filmit… Duke e bërë gjithnjë krenar Pablon! Vetëm dashuri, përgjithnjë”, -shkroi Diesel krah fotos.

Source: Televizion