Filmi i shumëpërfolur i “Breaking Bad”, vazhdim i serialit të krijuar nga Vince Gilligan, me protagonist Aaron Paul në rolin e Jesse Pinkman, i lirë e në arrati, tashmë ka një titull.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por në faqen e “Netflix” amerikan u shfaq previeë e filmit shkruar e drejtuar nga Gilligan, titulli i të cilit mund të jetë “El Camino: A Breaking Bad Movie”.

Duke marrë parasysh që në përmbledhjen e filmit mund të lexohet se bëhet fjalë për një të arratisur i kërkuar nga drejtësia, nga e kaluara dhe nga ata që i ka grabitur, mund ta bëjnë filmin një lloj road trip crime.

Source: Televizion