Sipas “Forbes”, Katy Perry është këngëtarja më e paguar e panoramës muzikore për 2018-n. Këngëtarja 34-vjeçare kaliforniane ka fituar 83 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar. Në nivel botëror, artistja ka shitur rreth 100 milionë kopje, këngë e albume. Është bërë e para këngëtare që arriti 1 miliard shikime në “Vevo”, për “Dark Horse”.

Në vendin e dytë renditet Taylor Swift, e cila ka fituar 80 milionë dollarë. ajo ka shitur rreth 40 milionë kopje albumesh dhe rreth 130 milionë këngësh në formën digjitale. E treta renditet Beyonce me 60 milionë dollarë. E nominuar 62 herë në “Grammy Awards”, me 22 triumfe (19 prej të cilave si soliste) është e dyta për numrin e fitoreve, pas Alison Krauss, mes artisteve femra.

Top 5 plotësohet me Pink me 52 milionë dhe Lady Gaga me 50 milionë dollarë.

Source: Tendence