Nëse në vitin 2018 arkëtoi shifrën rekord 266.1 milionë dollarë, falë edhe “Taylor Swift’s Reputation Stadium Tour”, në fillim të 2019-s Taylor Swift ka fituar 185 milionë dollarë, falë dhe suksesit të dy këngëve të fundit “ME!” dhe “You Need To Calm Down”.

Këngëtarja amerikane është personazhi i njohur më i paguar i vitit në botën e spektaklit dhe të sportit, sipas klasifikimit të “Forbes”.

Pas saj, renditet Kylie Jenner, me 170 milionë dollarë, që ka dhe një pasuri prej 1 miliard dollarësh, të ardhura që vijnë kryesisht nga linja e bukurisë “Kylie Cosmetics”.

I treti renditet reperi Kanye West, që ka arkëtuar 150 milionë dollar, edhe falë bashkëpunimeve të shumta në fushën e modës.

 

Taylor Swift           185 Milionë dollarë

Kylie Jenner          170 Milionë dollarë

Kanye West           150 Milionë dollarë

Lionel Messi          127 Milionë dollarë

Ed Sheeran           110 Milionë dollarë

Cristiano Ronaldo 109 Milionë dollarë

Neymar                 105 Milionë dollarë

The Eagles            100 Milionë dollarë

Dr. Phil McGraw      95 Milionë dollarë

Canelo Alvarez        94 Milionë dollarë

Source: Tendence