Revista “Forbes” ka publikuar klasifikimin vjetor të reperëve që kanë fituar më shumë para gjatë vitit 2018. Jay-Z kryeson klasifikimin e këngëtareve hip hop, që kanë fituar më shumë para në 2018. Me 76.5 milionë dollarë, këngëtari amerikan i sheh të gjithë nga lart, falë të ardhurave të mbledhura nga albumi “4:44” dhe nga turneu botëror së bashku me bashkëshorten Beyonce. Në vend të dytë renditet Puff Daddy me 64 milionë dollarë, të fituara nëpërmjet investimeve të bëra në industrinë e pijeve alkoolike. Vendi i tretë shkon për Kendrick Laram me 58 milionë dollarë të ardhura

Source: Tendence