Dy yjet Matt Damon dhe Christian Bale do të jenë protagonistët e filmit dedikuar rivalitetit mes Henry Ford II dhe Enzo Ferrari, “Ford vs Ferrari”. Tani jane publikuar pamjet e para të këtij projekti.

Ky projekt bazohet në një histori të vërtetë, ku Henry Ford II krijoi një skuadër duke përfshirë projektuesin legjendar automobilistik Carroll Shelby, i cili krijoi AC Cobra dhe Ford Mustang dhe shoferin britanik Ken Miles, të cilët duhet të ndërtojnë një makinë që të mposhtë rivalin e një kohe të gjatë, Ferrarri, në LeMans World Championship, të cilën Ferrari e kishte fituar për gjashtë vjet rresht.

 

Source: Televizion