Seriali i famshëm “La Casa de Papel” do të ketë një aktor të ri për sezonin e katërt. Ai është futbollisti brazilian, Neymar Jr.

Unë arrita të realizoj ëndrrën time dhe të jem pjesë e serialit tim të preferuar. Dhe tani unë mund të ndaj lajmin me ju të gjithë!”-shkroi futbollisti në “Instagram”.

Seriali spanjoll theu rekordet e audiencës me sezonin e tretë, me më shumë se 34 milionë shikues në të gjithë botën gjatë shtatë ditëve pas premierës së tij.

Source: Televizion