“HBO”-ja shpërndau në streaming një pjesë të trailerit të episodit 2 të sezonit 8 të “Game of Thrones”, vetëm pak minuta pas transmetimit të të parit.

Në klip, tregohen imazhe të papublikuara më parë. Protagonistja është Daenerys Targaryen, interpretuar nga Emilia Clarke, e cila tregon historinë e rrëfyer nga i ati mbi fatin e fronit. Në imazhe duket se përballet me Sansa Stark (Sophie Turner). Jon Snow (Kit Harington) është i shqetësuar për betejën e paevitueshme.

Episodi i dytë do të transmetohet nga kanali televiziv amerikan më 21 prill.

Source: Televizion