Filmi “Gardhi”, me regji të Lendita Zeqiraj i cili ka triumfuar në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër duke fituar kështu të drejtën e garimit për “Oscar”, tashmë është përzgjedhur për të qenë pjesë e Festivalit të 26-të të filmit “Hamptons”.

Festivali zhvillohet nga data 4 deri më 8 tetor.

“Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France dhe Komuna e Prishtinës.

Në këtë film luajnë Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.

Source: Televizion