George Clooney druhet se familja e tij është në rrezik. Bashkëshortja Amal po drejton një çështje kundër Isis-it në një gjykatë franceze. Aktori më shumë ka merak për sigurinë e fëmijëve, binjakët dyvjeçarë Alexander e Ella: “Nuk duam që fëmijët tanë të jenë shënjestra, kështu që duhet të veprojmë dhe sillemi me shumë kujdes”.

Clooney deklaroi për “The Hollywood Reporter” se bashkëshortja e tij ka çuar të parën çështje kundër Isis-it në gjykatë, kështu që kanë shumë probleme reale sigurie me të cilat përballen çdo ditë.

Çështja me të cilën është angazhuar avokatja Amal Clooney është kundër “Lafarge”, kolosi francez i çimentos, që dyshohet se ka paguar militantët e Isis për të mbajtur aktiv një impiant në veri të Sirisë. Kompania akuzohet për bashkëpunim në krimet e Isis.

Source: Tendence