Vijon të flitet për “Game of Thrones” edhe pse seriali përfundoi, një fund që jo shumë fansa ishin dakord me të.

Skenaristi Dave Hill, gjatë një interviste për “Entertainment Weekly”, deklaroi se një ndër personazhet e shumtë që fansat u dhanë lamtumirën në sezonin final fillimisht nuk ishte projektuar për të vdekur.

Hill i referohet Jorah Mormont, personazhi i interpretuar nga Iain Glen, i vrarë nga të pavdekshmit e Mbretit të Natës, gjatë betejës spektakolare të Dimrit të Madh, në episodin 3, heroikisht në tentativë për të shpëtuar mbretëreshën Daenerys Targaryen. Në planet origjinale të sezonit të fundit nuk ishte programuar për të vdekur.

“Për shumë kohë kemi dashur që sir Jorah të përfundonte te Barriera”, -tha Hill. “Tre personat që dilnin nga tuneli duhet të ishin Jon, Jorah e Tormund”.

“Logjika që duhet të ndiqnim për të çuar Jorah te Barriera dhe ta bindje për të hequr dorë nga pozicioni mbi Dany para finales… nuk na la zgjidhje tjetër. Jorah duhet të kishte vdekjen fisnike që dëshironte, duke mbrojtur gruan që dashuronte”.

Source: Televizion