“Hollywood Reporter” publikoi një sondazh, ku fansat zgjodhën aktorët e preferuar të në rolet ikonë të “DC”, Batman, Catwoman e Joker.

Christian Bale e Michael Keaton janë kokë më kokë për Batmanin, ndërsa Heat Ledger e Jack Nicholson si interpretuesit më të mirë të Joker.

Ndërsa për faqen e internetit, habia më e madhe ishte për Catwoman, ku kryeson Halle Berry (42%), në avantazh nga Michelle Pfeiffer (41%).

Në fakt, filmi për “Catwoman”, me protagoniste Halle Berry, ka qenë një ndër “cinecomic” më pak të vlerësuar nga kritika dhe një dështim në arkëtime.

Në vendin e tretë renditet Anne Hathaway, me një diferencë tepër të madhe nga dy të parat, me 26% të preferencave.

Source: Televizion