Pas spotit televiziv plot adrenalinë, vetëm me skena aksioni, produksioni i “Hobbs & Shaw”, me protagonistë Dwayne “The Rock” Johnson e Jason Statham, publikoi një foto të re, duke i ndërruar imazhin filmit dhe paraqitur të gjithë aktorët pjesëmarrës.

Në këtë aventurë të re, të shkëputur nga saga e familjes së Dominic Toretto (Vin Diesel) në “Fast & Furious”, The Rock e Statham marrin rolet përkatëse të agjentit Luke Hobbs e Deckard Shaw në një mision kundër një kundërshtari të rrezikshëm, Brixton (Idris Elba), ushtarak gjenetikisht i modifikuar për të qenë ushtari perfekt dhe rebelues i ushtrisë, duke krijuar një task forcë të vetën tepër kërcënuese.

Në kastin e aktorëve të “Hobbs & Shaw” janë edhe Vanessa Kirby, Eiza Gonzalez, Helen Mirren e Cliff Curtis.

 

Source: Televizion