Pak javë nga dalja e filmit në sallat amerikane, “Fast & Furious: Hobbs & Shaw” u rikthye në krye të klasifikimit të box office global falë një debutimi të mrekullueshëm prej 102 milionë dollarësh në Kinë.

Në Kinë, filmi me Dwayne “The Rock” Johnson dhe Jason Statham shënoi disa rekorde mes të cilëve hapja më e mirë e fundjavave të gushtit, debutimi i dytë më i mire i këtij viti, pas “Avengers: Endgame”. Regjistroi edhe filmin e dytë më të mirë të sagës “Fast & Furious” në Kinë pas “Fast & Furious 8”.

Source: Televizion