Producenti i “Hobbs & Shaw”, Hiram Garcia publikoi një foto të re nga filmi, ku shihet Idris Elba në rolin e personazhit negativ Brixton, që mban në dorë një flakëhedhëse.

Spinoff-i i “Fast and Furious” ka për protagonistë kryesorë Dwayne “The Rock” Johnson e Jason Statham, në rolin e personazheve që kanë qenë pjesë e kapitujve të sagës kryesore.

Kasti i aktorëve kompletohet me Vanessa Kirby, Roman Reigns, Eiza Gonzalez, Eddie Marsan, Cliff Curtis e Helen Mirren. Filmi me regji të David Leitch pritet të dalë në kinema më 2 gusht.

Source: Televizion