“Hobbs & Shaw” është i pari spin-off i “Fast & Furious” dhe aktualisht po jepet në kinematë e të gjithë botës. Filmi nuk ka arkëtuar aq shumë sa paraardhësit e tij, duke u bërë i dyti me arkëtimet më të ulëta në historinë e sagës në fundjavën e debutimit.

Por, nuk mund të flitet për dështim, duke parë shifrën e mbi 300 milionë dollarëve në rang botëror, në vetëm dy javët e para.

Dwayne “The Rock” Johnson e konsideron një sukses dhe në një postim në “Twitter” përmendi një “kloun”, me siguri duke iu referuar komenteve të Tyrese Gibson, i cili e kishte cilësuar “Hobbs & Shaw” një dështim.

“Faleminderit të gjithëve që e bëtë emocionuese këtë fundjavë të parë arkëtimesh për spinoff-in e parë të vogël “Hobbs & Shaw”. Filmi numër një dhe 333 milionë dollarë në të gjithë botën, jo keq. Dhe mos harroni, mënyra më e mirë për t’ua mbyllur gojën klounëve është të qenit fleksibël me sukses e buzëqeshje”.

Source: Televizion