Producenti Steve Golin humbi jetën në moshën 64-vjeçare pas betejës me kancerin.  Babai dy fëmijëve u diagnostikua me formën e rrallë të kancerit të kockave më shumë se 10 vjet më parë. Hera e fundit që doli në publik ishte në vitin 2018 tek Festivali i Filmit në Toronto.

Në vitin 2016, Steve fitoi një çmim ‘Oscar’ për figurën më të mirë në filmin “Spotlight”, me aktorë kryesorë Michael Keaton, Mark Ruffalo dhe Rachel McAdams. Golin është edhe producenti i filmit “The Revenant”, me protagonist Leonardo DiCaprio.

Source: Tendence