Të gjithë fansat e James Bond janë kureshtarë të dinë se kush do të jetë aktori që do të interpretojë Agjentin e ardhshëm 007, pas epokës Daniel Craig.

Kanë qenë të shumtë emrat që kanë qarkulluar në media, por së fundi doli dhe ai i Sam Heughan, aktori skocez i “Outlander”. Në “Live with Kelly and Ryan”, Heughan deklaroi: “A e kam menduar? Shumë herë. Në fakt, pak kohë më parë kam bërë një audicion, në kohën e Bond 21. Synonin ta sillnin si një protagonist të ri në moshë. Ishte një eksperiencë e bukur. Është momenti që të jetë një James Bond skocez”.

Në kohën e “Casino Royale” (2006), Sam Heughan ishte 26 vjeç dhe nuk ishte shumë i njohur për publikun. Tani është 38 vjeç, e njëjta moshë kur Daniel Craig interpretoi në “Casino Royale”.

Source: Televizion