Gjithnjë do të mbahet mend si kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit. I vlerësuar për aftësitë dhe angazhimin në lojë, Lorik Cana ka bërë për vete shumë tifozë dhe ka entuziazmuar shumë me rezultatet e arritura.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Cana tha se më emocionuese nga të gjitha ndeshjet kanë qenë ato të luajtura me kombëtaren shqiptare. Por, sigurisht edhe momenti kur i dha lamtumirën futbollit të luajtur.

Në studio, Cana tha se gazetari i “SuperSport”, Andi Deçka, me mbështetjen e “DigitAlb”-it, në bashkëpunim dhe me të, po realizon një film dokumentar mbi jetën dhe karrierën e tij, që pritet të dalë në dhjetor. Gazetari Deçka po mbledh informacione në të gjitha vendet ku ka luajtur dhe ka jetuar Cana, për të sjellë para publikut ato gjëra që nuk i dinë për lojtarin dhe njeriun.

Source: Tendence