Pas “Avengers 4”, aktori Chris Evans do ta braktisë personazhin që e ka interpretuar për rreth 10 vjet. Shumë fansa kanë nisur hipotezat për atë që do ta përfaqësojë karakterin e “Marvel”.

Një kandidat i mundshëm është vetofruar, ose të paktën ka nxitur në internet diskutimet dhe spekulimet, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Është pikërisht lojtari wrestler dhe aktori John Cena.

“Disney” dhe “Marvel” ende nuk kanë nxjerrë asnjë informacion rreth filmit të ardhshëm “Avengers”. Një gjë e sigurt është se me “Avengers 4” do të mbyllet faza 3 e “Marvel Cinematic Universe” dhe pritet të hapet një e re, ku në brendësi të së cilës do të jenë Captain Marvel interpretuar nga Brie Larson, Doctor Strange i Benedict Cumberbatch dhe Spiderman i Tom Holland.

Source: Televizion