Sipas një llogaritjeje të bërë nga “Bloody Disgusting”, John Wick ka vrarë më shumë personazhe filmi se Michael Myers e Jason Voorhees të bërë bashkë.

Në tre filma, vrasësi profesionist hakmarrës, interpretuar nga Keanu Reeves, ka vrarë 306 persona; 84 në të parin, 128 në të dytin dhe 94 në të tretin. Duke marrë parasysh edhe një kapitull të katërt, numri i viktimave mund të rritet.

Dy vrasësit në seri, protagonistë në “Halloween” dhe “Friday the 13th”, të bërë bashkë kanë kryer “vetëm” 297 vrasje në 23 filma, një mesatare thuajse e pakrahasueshme me atë të John Wick.

Source: Televizion