Në konferencën që celebron prurjet e reja të “Disney” ishin të pranishëm edhe Emily Blunt e Dwayne Johnson, ku prezantuan për publikun “Jungle Cruise”, një film me doza të larta aventure.

Dy aktorët bënë një hyrje të denjë për rolet e tyre në film; The Rock zbriti nga një varkë, ndërsa Blunt nga një makinë epoke.

Sipas komenteve të para gjatë konferencës, filmi me sa duket sjell emocionet e kapitullit të parë të “Pirates of the Caribbean”, një evolucion i sagës.

“Aventura e një jete”, kështu është përkufizuar “Jungle Cruise”, filmi i ardhshëm “Disney” i parashikuar për të dalë më 24 korrik 2020.

Source: Televizion