Pas prezantimit zyrtar të “Jungle Cruise” në “D23 Expo”, dy protagonistët Emily Blunt e Dwayne Johnson u pyetën për filmin e ri “Disney”.

Aktorët u pyetën nëse “Jungle Cruise” ishte ambientuar në të njëjtin univers si të “Pirates of Caribbean” dhe The Rock u shpreh: “Sa pyetje interesante”. Ndërsa Blunt e habitur shtoi: “Sikur të ishim në të njëjtin film me Johnny Depp”?

“Po, si një univers i ndarë dhe i lidhur”, -shpjegoi The Rock. “Do të ishte një univers i bukur i ndarë, “Jungle Cruise” dhe “Piratët e Karaibeve””.

Source: Televizion