Justin Bieber është bërë njeriu më i fundit me peshë në krizën në kufirin jugor të SHBA-së, duke i bërë thirrje Presidentit Donald Trump që të lirojë fëmijët emigrantë nga qendrat e paraburgimit. 25-vjeçari i kërkoi Trump-it që t’i ‘lërë ata fëmijë jashtë nga kafazi’, shkruan DailyMail.

Bieber e bëri kërkesën pasi dëgjoi se Trump doli garant për reperin A $ AP Rocky, i cili momentalisht është i ndaluar në një burg suedez pasi u përfshi në një rrahje rruge.

‘Unë dua shokun tim [A $ AP Rocky] jashtë … Ju vlerësoj që po përpiqeni ta ndihmoni atë. Por, Donald Trump mund të lini këta fëmijë jashtë kafazeve?‘, shkroi ai.

Source: Tendence