Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan me një ceremoni të vogël në bashkinë e New York-ut, në shtator, me vetëm dy dëshmitarë të pranishëm. Çifti njoftoi për një dasmë të madhe, për në fund të shkurtit apo në fillim të majit, por tashmë vjen konfirmimi se kjo ceremoni e madhe festive është shtyrë.

“TMZ” shkruan se shumë nga personat e ftuar nuk ishin të disponueshëm në periudhën kohore të menduar nga Justin e Hailey dhe kështu që dasma është postuar për një kohë të mëvonshme.

Sipas gazetës, duke arritur në këtë pikë, Jailey duan të kenë kohën e duhur për të organizuar gjithçka më së miri. Po mendojnë për një “destination wedding”, një martesë që përfshin dhe një udhëtim.

Source: Tendence